Derbi është temë dite në shtëpinë e kuqezinjve. Pas parakalimit në krye javën e kaluar, Milani ëndërron t’i “tregojë targën” sërish Interit në ndeshjen direkte, që do të luhet të dielën. Franck Kessié foli për derbin në “Gazzetta dello Sport”, duke treguar gjithë sigurinë e skuadrës së tij në garën për titull:
“Ka akoma shumë ndeshje për t’u luajtur. Duket se ka shumë vështirësi, por ne do të fitojmë derbin dhe do të kthehemi në krye të renditjes. Jemi një grup lojtarësh, të rritur në vështirësi. Ne besojmë te titulli. Ju mund të fitoni kundër të parit dhe të humbni me të fundit në renditje, kjo është Serie A. Dramatizimi i situatës është i padobishëm”.
Debati mbi penalltitë, gjithashtu rinovohet, pas gabimeve të përsëritura të Ibrahimovic këtë sezon. Sidoqoftë, suedezi mbetet i pari në ekzekutimin e tyre te Milani: “Nëse ka penallti për ne, Ibra do ta godasë atë. Ai do të jetë i lumtur me rezultatin. Nga pikëpamja teknike, Zlatan është i patejkalueshëm dhe si shok skuadre, gjithmonë jep diçka më shumë. Jo shpesh takon kampionë me kaq personalitet”.
Nga udhëheqësi tek udhëheqësi; Kessié është mbiquajtur “president”, jo vetëm për lidershipin e tij, por edhe një anekdotë që vetë zbuloi: “Sapo mbërrita në ‘Milanello’ parkova në vendin e Gazidis. Ata më thanë se nuk mundet dhe unë u përgjigja: cili është problemi? Unë jam CEO i ri i Milanit