Besart Berisha i jashtëzakonshëm, thyen një rekord në Ligën e Australisë

Në fitoren 4-1 ndaj Macarthur FC në kuadër të Ligës A të Australisë, Besart Berisha ka hyrë në histori të kësaj lige.

Futbollisti me prejardhje shqiptare u barazua me Rod Brown si golashënuesi i 2-të më i mirë në historinë e ligës kombëtare të Australisë.

Në 219 ndeshje, Berisha ka shënuar 137 gola. Rekordin me më së shumti gola e mbanë Damian Mori (240).

Kjo ishte ndeshja e shtatë këtë sezon për Berishën në A-League dhe ka shënuar deri më tani 3 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *