Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar filloi ditën e premte me ndeshjen Arbëria – Prishtina të cilën e fituan mysafirët me rezultat të thellë 0-4.
Ndërkohë ditën e sotme në program janë për tu zhvilluar dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.
Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Gjilan, ku kampioni në fuqi i Kosovës, Drita pret Trepçën ’89.
Djelmoshat e Ardian Nuhiut kërkojnë fitoren e dytë në edicionin pranveror, derisa mysafirët të parin.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në stadimin me ‘bari sintetik’ në Drenas, ku Drenica do të jetë nikoqir i Besës.
‘Kuqezinjët’ kanë shtatë ndeshje pa shijuar fitoren në Superligë dhe këtë e kërkojnë pikërisht ndaj pejanëve që tashmë janë pajtuar me largimin nga elita kryesore e futbollit kosovar.
Të dyja takimet do të zhvillohen nga ora 13:00.