Fundjava e futbollit – Evropa e mbushur me derbi, paharruar edhe atë të ‘Fadil Vokrrit’


Një fundjavë futbolli e pasur dhe shumë emocioneve.

Futbolli evropian këtë fundjavë sjellë disa sfida të jashtëzakonshme, pa harruar edhe Superligën e Kosovës.

Gjithçka nis të shtunën, ku në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 17:00, masin forcat Prishtina dhe Ballkani, në një betejë që pritet t’i ketë të gjitha.

Si rrallë herë në Superligën e Kosovës, kemi një luftë të madhe për titull, me tri skuadra tejet cilësore, që i kanë dhënë shije tjetër futbollit të Kosovës këtë edicion.

Në Evropë, ditën e diel, vëmendjen do ta marrin ‘Derby D’Italia’ dhe ‘El Clasico’.

Është Juventus që në ‘Allianz Stadium’ pret Interin, derbi i cili do të luhet me dyer të mbyllura shkaku i frikës së Coronavirusit, ndërsa në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madrid do të takohet me Barcelonën.

Disa ndeshje tjera që nuk duhen humbur janë edhe ato mes Hoffenheim – Bayern Munich, RB Leipzig – Bayer Leverkusen, Everton – Manchester United, PSV -Feyenoord dhe Aston Villa – Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *