Portieri i Kombëtare së Kosovës Arijanet Muriç nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij në Holandë.
Muriç që u huazua te Willem II nga Manchester City e ka nisur shumë keq, pasi në dy ndeshje ka pranuar hiq më pak sesa 11 gola.
Gardiani kosovar në sfidën e parë me ekipin tij u mposht me rezultat 5:0 nga Feyeenord, ndërsa sonte nga Utrecht u mund hiq me pak se 0:6.
Në të dyja ndeshjet në portë ishte Arijante Muriç i cili përjetoi një tmerr të madh për 90 minuta.
Gjithsesi, duhet pranuar se jo për gjithçka mund të fajësohet kosovari pasi është skuadra ajo që po zhvillon ndeshje të tmerrshme duke i lejuar kundërshtarët shumë lehtë të vijnë te porta.