Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi francez është pjesë e gjigantit anglez që nga vera e vitit 2017, por duket se nuk ka të ardhme në klub.
Londinezët duan lojtar të rinj për sezonin tjetër dhe Lacazette nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.
Mediat në Angli kanë raportuar se Topçinjtë e kanë nxjerrë në shitje francezin dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.
Përveç tij përflitet edhe për largimin e Luiz, Torreira e Guendouzi.