Leonit Abazi dëshmoi edhe një herë se është në formë shumë të mirë, duke shënuar kështu dy gola të tjerë.
Leutrim Kryeziu 37′ shënoi gol për të mbyllur pjesën e parë në avantazh prej tri golash për Prishtinën.
Në fundin e pjesës së dytë u shënua edhe një gol tjetër nga Besnik Krasniqi për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.
Ndeshja e ardhshme e Prishtinës do të jetë pikërisht ndaj kampionit aktual, Dritës, më 24 shkurt.