Mediat italiane kanë shkruar për futbollistin kosovar, Vedat Muriqin dhe paraqitjet e tij.
Sipas këtyre raportimeve, Muriqi ka arritur që të rikthehet në formën e tij dhe të bëjë paraqitje të mira për Lazion.
“Viti i ri ka qenë një bekim për sulmuesin, i cili ka filluar të tregojë potencialin e tij të vërtetë me Lazion. Ai u paraqit kundër Romës, ku luajti shtatë minuta por kontribuoi duke fituar duele. Më e rëndësishmja, Inzaghi tregoi besimin e tij tek kosovari”, thuhet në raportimet e tyre.
Kjo formë e Muriqit po besohet se ka ardhë në kohën e duhur pasi që Lazio do të varet ende më shumë nga ai.