Ky është trajneri që refuzoi ta merrte drejtimin e Barcelonës

Barcelona kishte shumë nevojë për një trajner të ri, ku në krye të listës ishte trajneri i River Plates, Marcelo Gallardo, në vitin 2020 kur u shkarkua Ernesto Valverde.

Sidoqoftë, trajneri argjentinas thuhet se i refuzoi Blaugranat të cilët ishin të gatshëm t’i jepnin atij mundësinë që të bëhej trajner për herë të parë në Evropë.

Sipas TyC Sports, Gallardo sapo kishte filluar përgatitjet para-sezonale me River Platen dhe nuk ishte i gatshëm të braktiste një klub që i kishte besuar atij si trajner dhe lojtar.

Pasi Gallardo refuzoi Barcelonën, skuadra katalanase caktoi si trajner Quique Setienin, i cili nuk mundi ta drejtojë ekipin drejt suksesit në La Liga.

Në gusht, Barcelona u nokautua nga Bayern Munchen pas një humbje poshtëruese 8-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Setien u shkarkua.

Ndërkohë, River Plate nuk ishin në gjendje të fitonin një trofe të vetëm sezonin ekaluar, ndërsa Gallardos ishte i lidhur me Real Madrid si zëvendësues i mundshëm i Zinedine Zidanes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *