Wenger zbulon si Unitedi ia doli ta transferojë Ronaldon para Arsenalit

Pesë herë fituesi i Topit të Artë impresionoi lojtarët e Unitedit që e bindën Fergusonin ta transferojë.

Por, Wenger thotë se influenca e asistentit Carlos Queiroz, e bindi Alex Fergusonin të paguajë 12.24 milionë euro për Ronaldon.

“Ishte shumë afër të na bashkohet. Fati ynë i keq ishte që Carlos Queiroz iu bashkua Unitedit dhe bindi Fergusonin ta transferojë Ronaldon, që ishte blerje e mirë në atë kohë”, zbuloi ai.

Tutje, ai foli edhe për Lionel Messin, derisa shpjegoi se provuan treshen e transferimit Messi, Fabregas dhe Pique nga Barcelona.

“Në fakt provuam nënshkrimin me Fabregas, Messi dhe Pique”.

“Në atë kohë, ishin gjenerata e 87-të, luanin të gjithë se bashku”.

“Pique luante në mesfushë atë kohë dhe shkoi te Man Unitedi. Fabregas u transferua te ne dhe Barcelona ishte e mençur mjaftueshëm që të mbajë Messin”, përfundoi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *