Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës nga faza e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve ku u përballën Porto me Juventusi si dhe Sevilla me Borussia Dortmundin.
Porto ka siguruar një fitore ndaj gjigantit italian Juventus me rezultat 2-1 edhe pse ky rezultat lë gjithçka të hapur sa i përket skuadrës e cila do të vazhdoj më tutje në këtë garë.
Skuadra portugeze krijoi epërsi të dyfishtë ndaj “Zonjës së Vjetër” me golat e realizuar nga Taremi në minutën e dytë dhe Marega në të 46-tën, por për t’ia lehtësuar punët Juventusit në ndeshjen kthyese u përkujdes Federico Chiesa me golin e tij në minutën e 82’.
Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi ka siguruar një fitore të rëndësishme me rezultat 3-2 si mysafir i Sevillas.
Spanjollët kaluan të parët në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë, por pastaj në skenë doli Haaland me dy golat e tij në minutat 27’ dhe 43’ si dhe goli i Dahoud në minutën e 19’ për ta përmbysur Sevillan.
Edhe sa i përket kësaj ndeshjeje, gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.