Ish-lojtari i Dritës i shënon 2 gola Baselit

Winterthuri i Granit Lekajt, Gëzim Pepsit, Lindrit Kamberit e Samir Ramizit e ka turpëruar Baselin në Kupën e Zvicrës.

Madje, Ramizi realizoi dy gola në përballjen e cila përfundoi me rezultat 6-2.

Ish-sulmuesi i Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës realizoi në minutat 18-të dhe 61-të.

Për sulmuesin nga Tërnoci kjo ishte njëra nga paraqitjet më të mira që kur u transferua te Winterthur, ekip ky që garon në “Challenge League”.

Te Baseli u paraqitën edhe dy shqiptarët e tjerë, Orges Bunjaku dhe Pajtim Kasami, madje ky i fundit realizoi edhe njërin nga dy golat e vetëm për skuadrën e Baselit.

Winterthur me këtë rast siguron plasmanin në çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *