Amir Rrahmani ka uruar gjithë popullin shqiptar për pavarësinë e Kosovës.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës ka shfrytëzuar faqen zyrtare në Facebook për t’iu drejtuar qytetarëve.
Mbrojtësi qendror i Dardanëve dhe Napolit ka bashkangjitur dy fotografi, derisa ka shkruar se Kosova është vendi më i bukur në botë.
“Emocionet janë të mëdha, e fjalët të pakta për të shkruar gjithçka që ndjejë për ty, Kosovë. Urime 13 vjetori, o vendi më i bukur në botë! Krenar dhe dardan, përgjithmonë”, ka shkruar kapiteni Amir Rrahmani.
Kujtojmë që Rrahmani është njëri nga lojtarët e pazëvendësueshëm te Kosova, derisa kohëve të fundit ka shkëlqyer edhe në Serie A me Napolin.