Kampioni i Botës në boks, Haxhi Robin Krasniqi iu është bashkuar karvanit të urimeve për Pavarësinë e shtetësisë së Kosovës.
Kosova sot po e feston 13 vjetorin e Pavarësisë, derisa Krasniqi ka uruar këtë festë me një foto të veçantë.
I veshur me uniformë të ushtrisë së Kosovës, kampioni i botës ka uruar për këtë ditë të shenjt, duke dhënë kështu sinjale se gjithmonë është gati të luftojë për vendin e tij.
“Urime 13 vjetori i pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.