Gerard Pique ishte i ashpër me bashkëlojtarëve te vet gjatë humbjes së Barcelonës 4:1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në Camp Nou.
Tërbimi i mbrojtësit spanjoll bëri që atij t’i reagojë bashkëlojtari i vet Antoine Griezmann, gjë që çoi në fjalosje mes tyre në fushë.
Griezmann u përpoq ta qetësohet Piquen, por përfundoi duke i bërtitur atij.
Pasi PSG-ja e fitoi një goditje nga këndi në pjesën e dytë, Pique shpërtheu ndaj paaftësisë së bashkëlojtarëve të tij për ta mbajtur topin në posedim më gjatë. Dhe duke qenë se stadiumi ishte i zbrazët dhe pa zhurmën e tifozëve, çdo gjë u dëgjua.
? El caliente dialogo en Barcelona ??
?️ Piqué “Una puta posesión larga, joder”
?️ Griezmann "No me grites la c….. de tu madre"
?️ Pique "La c…. de tu madre tú, estamos sufriendo"pic.twitter.com/1oxgvEB6Dh
— El Gráfico (@elgraficoweb) February 16, 2021
“Asnjë posedim i gjatë i topit, ta hajë dreqi. Forca!” dëgjohet Pique duke bërtitur.
“Më ngadalë” iu përgjigj Griezmann, por Pique nuk qetësohej dot dhe vazhdoi t’i bërtasë sulmuesit francez: “Çfarë dreqin! Asnjë posedim i mirëfilltë i topit”.
“Mjaft më Geri, më ngadalë”, i përpoq Griezmann ta qetësojë Piquen, por më kot, sepse spanjolli ia ktheu: “Ta hajë dreqi Grizi”.
Griezmann u ngop dhe i shau Piquen: “P**dhu”. Pique ia ktheu ngjashëm: “Jo, p**dhu ti!” /GE/