Milot Rashica është njëri prej futbollistëve shqiptarë më të kërkuar kohëve të fundit në tregun e transferimeve.
Futbollisti i Kosovës dhe Werder Bremenit është kërkuar në janar dhe në verën e kaluar nga shumë klube.
Por, interesim më konkret patën RB Leipzig, Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe Hertha Berlin.
Për të ka folur tashmë edhe menaxheri Altin Lala, i cili thotë se vushtrriasi është “interesant” për shumë klube.
“Miloti ka kaluar disa lëndime të vogla, të cilat e lanë pak mbrapa, por tani është rikthyer në formën e tij”, ka thënë Lala për “ATV”.
“Kurse shifrat janë relative, nuk janë interesante, shpresoj të aktivizohen. Rashica është lojtar interesant për shumë klube”, shtoi Lala.