Kylian Mbappe ishte njeriu kryesor i ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Paris-Saint- Germain ku skuadra franceze triumfoi bindshëm me rezultat 4-1.
Ylli francez ka qenë për shumë kohë objekt i shumë spekulimeve mbi të ardhmen e tij dhe është lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane.
Në lidhje me këtë çështje, menjëhër pas ndeshje, Kylian Mbappe u shpreh:
“Fanella e PSG-së është ajo që unë e dua shumë për zemrën time. E ardhmja ime? Do të ishte marrëzi të vendosja për të ardhmen time në një ndeshje të vetme. E vërteta është se ka të bëjë me reflektimin për një kohë të gjatë. Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu ”.