Shefki Kuqi është njëri ndër emrët e lakuar në media për të udhëhequr grupmoshat U19 të Kombëtares së Kosovës.
Trajneri shqiptar ka bërë të ditur që ende nuk ka ndonjë marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës në lidhje me këtë çështje, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, 44-vjeçari ka shprehur dëshirën që të punojë në Kosovë dhe me kënaqësi do të negocionte me ndonjë klub të Superligës për postin e trajnerit
“Unë jam njeri i hapur me të gjithë dhe gjithmonë kam thënë se i shqyrtoj të gjitha ofertat dhe nuk e kam aspak problem të drejtoj edhe një klub nga Kosova. Nuk mendoj kurrë për pagën time, thjeshtë e shikoj dhe e bisedoj vetëm për kushtet në klub e sidomos projekti sa është serioz, kështu që mund të ndodh edhe të jem trajner në Superligë” deklaroi Kuqi në Koha Shtesë.
Vushtrriasi ka nisur karrierën e trajnerit në vitin 2014 në Finlandë te Honka, poashtu ka drejtuar edhe ekipet Vantaa e Inter Turku.