Dashuri dhe urrejtje; kur Pochettino deklaronte: Më mirë punoj në fermën time se drejtoj Barcelonën…

Mauricio Pochettino do të ulet sonte në stolin e miqve të “Camp Nou”. Ai drejton PSG-në për pak më shumë se një muaji.

Karriera si trajner e ka çuar atë në Paris, por historia e tij mund të kishte qenë shumë e ndryshme. Gjithmonë në axhendën e Real Madridit, ai ishte gjithashtu pranë stolit katalanas, kur drejtuesit konsideruan nënshkrimin e tij, sapo shkarkuan Ernesto Valverde në janar të vitit të kaluar.

Interesi nuk u materializua dhe Setién mbërriti. Në fakt, tërheqja, fatale, midis hispanikut argjentinas dhe Barcelonës ka qenë për dekada. Sot ai jeton një kapitull të ri.

Angazhimi dhe lidhja me Espanyol janë pjesë e veçantë në CV e Pochettino. Vitet e tij si bardheblu ndezën një armiqësi të caktuar ndaj Barçës, rezultat i konkurrencës midis dy klubeve dhe, përkundrazi, një qasje ndaj Real Madridit.

“Unë kurrë nuk do të jem trajner i Barcelonës ose Arsenalit, sepse jam i lidhur ngushtë me Espanyol dhe Tottenham. Unë jam rritur me Newell’s Old Boys dhe kurrë nuk do të stërvis Rosario Central. Ky është vendimi im. Më mirë preferoj të punoj në fermën time në Argjentinë sesa të stërvis skuadra të caktuara si Barça”, – tha ai tri vite më parë.

Më vonë, Pochettino i kualifikoi disi këto fjalë. Trajnimi i Messit dhe projeksioni për drejtimin e gjigandit nga “Camp Nou”, midis argumenteve të tjera, e bënë atë të rimendojë atë pozicionim kategorik. Dhe Barça ishte në dijeni të këtij ndryshimi.

Kjo është arsyeja pse emri i tij ishte në tryezë, pak më shumë se një vit më parë, kur Bartomeu vendosi të shkarkojë Ernesto Valverde dhe mori refuzimin e Xavi me Koeman për stolin. Opsioni i tij nuk u materializua, por ishte një mundësi, që të dyja palët e menduan. Dera, pra, nuk është e mbyllur.

Argjentinasi hispanik 48-vjeçar është i kontraktuar nga PSG-ja deri në qershor 2022. Ai ka ende shumë sezone përpara, si trajner. Ata që e njohin sigurojnë se dëshira e tij, e paplotësuar kur ishte lojtar, është që një ditë të ulet në stolin e Real Madridit.

Trajnimi i Messit është një tjetër ambicie e madhe, por që mund të përmbushet te PSG. Ky pretendim i fundit është, sidoqoftë, më shumë i lidhur me jetëgjatësinë e karrierës së sulmuesit, që mund të transferohet në kryeqytetin francez, sesa me atë të tij. Tani për tani, ai do ta ketë Messin si rival sonte. Si kapiten i Barçës….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *