Borussia Dortmund dëshiron të përforcohet me një portier.
Sipas “Sky Germany”, drejtuesit e klubit e dëshirojnë portierin e Lazios, Thomas Strakosha.
Portieri shqiptar pritet të largohet nga ekipi italian pasi ka humbur vendin e titullarit.
Krerët e klubit të Dortmundit thuhet se kanë nisur bisedimet me menaxherin e portierit.
25-vjeçari thuhet se është dëshira kryesore e klubit gjerman. Dortmundi për t’i siguruar shërbimet e Strakoshës, do të ofrojë rreth 25 milionë euro.
Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022. Ai është pjesë e klubit italian që nga viti 2016-të, kur u transferua nga Salernitana.