E BUJSHME! Ish-mbrojtësi i gjigantëve të Serie A arrestohet për drogë

Luigi Sartor futet në telashe të mëdha. Ish-futbollisti, i cili ka përfaqësuar disa klube si Roma, Juve, Inter dhe Parma, u arrestua për posedim të drogës.

Ai u befasua nga “Guardia di Finanza” e Parmës, ndërsa po kultivonte një serë me 106 bimë marijuanë në një shtëpi, së bashku me një bashkëpunëtor, në një fermë të braktisur në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në malet e Parmës.

Dyshimet e hetuesve në lidhje me aktivitetin që zhvillohej brenda asaj ndërtese krejtësisht të pabanuar kishin vazhduar për ca kohë.

Agjentët kishin vendosur të simulonin një kontroll rrugor rutinë të makinës së ish-futbollistit, duke ndjerë të njëjtën aromë marijuane brenda makinës si te ferma. Ish-mbrojtësi aktualisht është në arrest shtëpie.

Sartor, tani menaxher i një lokali në Parma, u skualifikua për 5 vite më 2012 si pjesë e hetimit të basteve të futbollit të asaj kohe. Në qershor 2015, për keqtrajtim të ish-partneres së tij, u dënua me 9 muaj burg, plus pagesa e dëmeve dhe tarifave ligjore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *