Ndeshja e veteranëve Kosovë – Shqipëri për nder të Pavarësisë

Në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt, do të organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë.

Ndeshja ka pasur të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por për shkak të kushteve atmosfera është bartur në fushën e 2 Korrikut.

Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndeshja fillon në orën 12:00, derisa për shkak të situatës me pandeminë edhe ky event do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *