E frikshme: Gazetari sportiv grabitet gjatë lidhjes direkte

Një moment tmerri ka përjetuar gazetari sportiv, Diego Ordinola dhe kameramani i televizionit “Directv Sports” të cilët po bënin një lidhje direkte nga periferia e “Estadio Monumental de Guayaquil” në Ekuador.

Derisa ai ishte duke raportuar një i maskuar i sulmoi ata me armë në dorë.

Agresori, i veshur me një këmishë gri, duke përfituar nga maska që

mbulonte fytyrën e tij, arriti kur Ordinola po bënte lidhjen e tij dhe e drejtoi armën nga ai, ndërsa reporteri gjeti guximin dhe i tha: Ne jemi duke punuar.

Agresori kishte si synim telefonat e tyre, ndërsa godet mikrofonin e Diegos dhe përfundon duke i marrë celularin kameramanit, pastaj largohet me vrap.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *