Andrea Pirlo ka marrë nëntë pikë më pak se Maurizio Sarri pas 21 ndeshjeve me Juventusin duke regjistruar rekordin e tyre më të keq në Serie A për nëntë sezone.
Zonja e Vjetër pësoi një humbje 1-0 si mysafir i Napolit fundjavën e kaluar dhe u zhvendos e katërta në Serie A, tetë pikë prapa udhëheqësit të ligës Inter, por me një lojë në dorë.
Bianconerët fituan 12 nga 21 ndeshje, me gjashtë barazime dhe tre humbje.
Ata kanë shënuar 41 gola dhe kanë rekordin më të mirë mbrojtës në Serie A me vetëm 19 gola të pësuar.
Sidoqoftë, Juventusi i Andrea Pirlos ka nëntë pikë më pak sesa skuadra e Maurizio Sarri sezonin e kaluar. Ky është rekordi më i keq i Zonjës së Vjetër që nga (2011-12) në të cilin ata arritën të shpalleshin kampion
Vetëm Luigi Delneri i cili arriti 35 pikë në 21 ndeshje të Ligës në Juventus para se të përfundonte sezonin jashtë vendeve evropiane performoi më keq gjatë dekadës së fundit.
Rekordi i Juventusit pas 21 ndeshjeve në 10 vitet e fundit:
2020/21 – 42 pikë (Pirlo)
2019/20 – 51 (Sarri)
2018/19 – 59 (Allegri)
2017/18 – 53 (Allegri)
2016/17 – 51 (Allegri)
2015/16 – 45 (Allegri)
2014 / 15 – 50 (Allegri)
2013/14 – 56 (Conte)
2012/13 – 48 (Conte)
2011/12 – 45 (Conte)
2010/11 – 35 (Delneri)