Argjentinasi është i lidhur me largimin në fund të sezonit dhe në rast se këtë edicion Barcelona nuk fiton trofe, atëherë gjasat për largim do jenë shumë të mëdha.
Sipas L’Equipe, Neymar e ka telefonuar personalisht Messin për ta bindur për kalimin te “Parisienët”.
Thuhet se, braziliani i ka treguar për klubin dhe jetën në Paris, në mënyrë që nëse Messi vendos të largohet atëherë të zgjedhë klubin francez para Manchester Cityt.
Sidoqoftë, Messi ka njoftuar se nuk do mendojë largimin derisa të mbyllet ky sezon dhe pastaj do vendos për të ardhmen.