Një lajm të trishtë ka marrë sot futbolli kosovar e në veçanti KF Gjakova.
Në moshën 17- vjeçare ka ndërruar jetë futbollisti Elirion Shabanaj.
Lajmin e ka dhënë KF Gjakova përmes një njoftimi në Facebook.
Njoftimi i KF Gjakova pa ndërhyrje:
“Njoftim
Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot ndërroi jetë në moshën 17-vjeqare futbollisti ynë ELIRION SHABANAJ i cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.
Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen SHABANAJ… Me xhehnet e shpërbleft allahu”, thuhet në njoftimin e KF Gjakova.