Ka lëvizje në listën e golashënuesëve, Daku shumë larg të tjerëve

Ka përfunduar edhe xhiroja e 19-të, e cila ishte java hapëse e sezonit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Në pesë ndeshjet e zhvilluara nga dita e shtune dhe e hënë, janë arritur tri fitore dhe dy barazime. Prishtina në ‘Fadil Vokrri’ mundi Drenicën, Llapi humbi si mysafir nga Drita dhe Ballkani fitoj në ‘Brestovik’ ndaj Besës së Pejës.

Ndërsa, dy ndeshje që u ndanë në paqe ishin takime të cilat u zhvilluan sot, Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria.

Ndërkohë, gjatë këtyre 19-të xhirove të zhvilluara listës së golashënuesit më të mirë në Superligë, ende i prinë Mirlind Daku, me 21 gola edhe pse në këtë xhiro nuk ka arritur të shënoj.

Pas tij është sulmuesi i Gjilanit, Darko Nikaç, i cili është shumë mbrapa Dakut që ka 7-të gola. Ndërsa shifrën e njëjtë me 7-të e ka edhe Oto John i Prishtinës, i cili shkak dokumentacionit ende nuk i është bashkuar ‘bardhekaltërve’.

Lista e golashënuesëve më të mirë në Superligë:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *