Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli është ndarë i pakënaqur me barazimin 1-1 kundër Feronikelit.
‘Profa’ deklaroi se ekipi nuk luajti siç ishte marrë vesh.
“Nuk jam i kënaqur as me lojën as me rezultatin. Nuk kemi lujtë qysh jemi marrë vesh, kjo është e patolerueshme. Në këtë formë si jemi qas lojës, nuk është korrekte. Jemi marrë vesh që të jemi më të saktë në ekzekutimin e detyrave, kemi dal jashtë marrëveshjes që kemi pas”
“Duhet përmirësime, ne para se gjithash do të synojmë të tregojmë lojë më cilësore. Mendoj që ky ekip mundet shumë më tepër, nuk guxon të ketë luhatje. Ne kemi filluar mirë, dy raste i patëm. Një ekip me përvojë duhet të shfrytëzojë rastet” deklaroi Sokoli.
Pas eliminimt nga Kupa javën e kaluar, Gjilani mori një tjetër rezultat që nga ata u cilësua negativ.