Feronikeli barazoi 1-1 kundër Gjilanit në ndeshjen e javës së 19-të në Superligë.
Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, pas ndeshjes fajësoi gjyqtarin Dardan Çaka për barazimin.
“Ne mbyllëm të gjitha hapsirat, përveç asaj që po na mundon të gjithë kampionatin. Ne nuk na dominon asnjë ekip, përveç albitrat. Kam shumë respekt për Dardan Çakën por sot ishte i tensionuar në pjesën e dytë. Me shumë faulla që referoi, i dhuroi Gjilanit një pikë” deklaroi Duro.
Sa i përket paraqitjes së futbollistëve të tij, trajneri shqiptar nuk pati ndonjë vërejtje.
“Jam shumë i kënaqur me gjithë paraqitjen, me djemtë që dhanë maksimumin. Vazhduam ecurinë pozitive që kishim si në Kupë si në Kampionat. Në pjesën e parë dominuam, ishim të plotë prapa. Kaluam në avantazh, kontrolluam gjithçka mirë. Pjesën e dytë e nisëm ashtu si e menduam, me një ndryshim taktik” përfundoi Duro