Dy ndeshjet e ditës së sotme të zhvilluara në Supeligen e Kosovës në futboll nuk kanë dhënë fitues.
Kështu sfida Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria i kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1:1.
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët se këto dy takime pritet të sjellin futboll të nxehtë, ashtu edhe doli. Edhe pse kushtet për lojë ishin shumë të vështira, pasi fushat ishin rrëshqitshme dhe të ngrira për shkak të motit të ligë, lojtarët në fushë dhanë maksimumin për të marrë më të mirën.
Barazimi këtë herë nuk i ka konvenuar as Feronikelit e as Gjilanit pasi mbeten shumë mbrapa vendit të dytë që dërgon në Europë, dhe tash e tutje do ta kenë shumë të vështirë këtë.
Në anën tjetër Trepça ’89 e Arbëria, objektiv e kanë mbijetesën, kështu që pika sot i ka konvenuar vetëm Arbërisë si mysafire, derisa Trepçës ’89 i mbetet të luftojë shumë për ta siguruar ekzistencën.