Shitja e Interit, vjen lajmi i fundit nga Italia

Sipas raporteve më të fundit nga “Il Corriere dello Sport”, thuhet se BC Partners i kanë dhënë kohë pronarëve aktual të Interit Suning Group deri më 31 mars për të arritur një marrëveshje mbi shumicën e aksioneve në Inter.

Raportet e mëparshme në Itali kanë pohuar se Suning refuzoi një ofertë prej 750 milionë eurove nga BC Partners për të blerë shumicën e aksioneve të klubit.

Por negociatat vazhdojnë dhe fondi thuhet se i ka dhënë Suning afat deri në fund të Marsit për të vendosur përfundimisht rreth kësaj çështjeje.

Gazeta zbulon se nuk është rastësi që fondi i ka dhënë Suning këtë afat specifik për të vendosur mbi transferimin e mundshëm të aksioneve.

Afati është caktuar më 31 mars për shkak të kushteve të detyrueshme për të marrë pjesë në Kupat e Evropës dhe për të qenë i azhurnuar me pagesat.

Por ky raport pretendon se ka ende një hendek prej 200 milionë eurove ndërmjet propozimit nga BC Partners dhe kërkesës nga Suning.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *