Boksieri i njohur meksikan, Andy Ruiz do të rikthehet në ring në pranverën e këtij viti për t’u përballur me amerikanin, Chris Arreola.
Ky i fundit ka dueluar më parë dy herë për titullin kampion të kategorisë WBC (ndaj Bermane Stiverne dhe Deontay Wilder), por në të dyja rastet është mposhtur.
Andy Ruiz Jr. do të rikthehet në ring për herë të parë që nga humbja në dhjetor të vitit 2019, kur humbi dy titujt në revanshin kundër Anthony Joshuas.
Dy boksierët kanë kohë që diskutojnë mes tyre dhe duket se marrëveshja tashmë është e përfunduar e pritet vetëm zyrtarizimi.
39-vjeçari Arreola, (38 fitore, 6 humbje e 1 barazim) është një veteran i peshës së rëndë. Kjo sfidë mes tyre shihet si një test dhe fituesi do të ketë mundësi të duelojë më tej sërish për titullin kampion.