Futbollisti shqiptar largohet largohet nga skuadra ruse

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi largohet nga kampionati rus për të vazhduar karrierën në Hungari.

Anësori fierak ka arritur marrëveshjen me klubin e DVTK mbrëmjen e kësaj diele, teksa ditën e martë do të udhëtojë drejt Hungarisë, për të hedhur firmën mbi kontratë, raporton “Supersport”.

Te DVTK Roshi do të ketë shok skuadre futbollistin tjetër shqiptar, Hysen Memolla, i cili ndeshjet e fundit ka humbur edhe vendin e titullarit.

Momentalisht ekipi i ri i fierakut, renditet në vendin e fundit me 17 pikë në 21 ndeshje, në kampionatijn që kryesohet nga Ferencvaroshi i Uzunit me diferencë +14 nga vendi i dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *