Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kritikuar spanjollin Thiago për paraqitjet e tij të fundit.
Liverpooli kishte humbur ndeshjen në udhëtim ndaj Leicester Cityt, skuadra e Klopp pësoi disfatë në minutat e fundit ku ishte duke udhëhequr me golin e Salah, por që gabimet i kushtuan dhe sipas Carragher, Thiago ishte pika më e dobët e tyre.
Thiago ishte titullar në disfatën e pësuar nga Leicester City, ndeshje të cilën “The Reds” e humbën me rezultat 3-1.
Carragher mendon se Thiago është një pengesë për skuadrën e Jurgen Klopp në mbrojtje, pasi kjo është dobësia e tij.
“Liverpooli ishte i mrekullueshëm deri tek rezultati 1-1. Thiago është pengesë në mbrojtje! Dhe gabimi i portierit në dy golat e fundit ishte i madh”, tha ai.
“Thiago duhej të fokusohej në pjesën e dytë, ai ishte i dobët pa posedimin e topit”, përfundoi Jamie Carragher.