Miralem Pjanic ka thënë se nuk po arrin ta kuptojë përse nuk po luan më shumë për Barcelonën, pasi erdhi si përforcim i madh në Camp Nou verën e kaluar.
Mesfushori boshnjak është i mllefosur që nuk po luan, por thotë se është i përkushtuar për t’i ndryshuar gjërat.
Pjanic thotë se nuk e kupton pse nuk po ka më shumë mundësi për të luajtur nën urdhrat e Ronald Koeman.
“Nuk i di arsyet e sakta pse nuk po luaj aq sa pritej të luaja”, tha Pjanic për Telefoot.
“Unë po vazhdoj të punoj dhe duhet t’i respektoj vendimet që merren, edhe nëse nuk më pëlqejnë. Dua të lërë gjurmë në këtë klub”, shtoi ai.