Liverpool në këtë sezon nuk po tregon aspak atë që ishte në sezonin e shkuar, teksa viti 2021 ka nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën e Jurgen Klopp.
Skuadra e Klopp humbi pikë edhe mbrëmë, duke u mposhtur 3-1 nga Leicester dhe zbritur vendin e katërt, 1 pikë larg Chelseas së vendit të pestë.
Në këto pozita skuadra e Jurgen Klopp rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.
E djeshmja ishte humbja e tretë rresht në Premier League dhe e 5-ta në këtë vit në këtë kompeticion, duke regjistruar rekordin e dytë më negativ në Angli për 2021-shin.
Vetëm Newcastle e vendit të 17 ka humbur më shumë ndeshje se skuadra e Jurgen Klopp gjatë vitit 2021.