Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos shumë shpejt do të vendosë për të ardhmen e tij.
Shumë spekulime tashmë kanë nisur se ai do të përfundojë te PSG-së, megjithatë, mediat në Spanjë kanë raportuar sot se Ramos e Perez do të takohen dhe do të vendosin përfundimisht për të ardhmen.
Nga sa mësohet, Sergio Ramos dhe Florentino Perez po provojnë të gjejnë një marrëveshje. Gjatë javës duket se ka pasur shumë kontakte mes palëve.
Ideja mbetet gjithmonë ajo e një kontratë dyvjeçare me shkurtimin e rrogës me 10%. Mbetet të shihet nëse mbrojtësi do të pranojë apo jo.