Së shpejti vendoset e ardhmja e Strakoshës, gjiganti evropian po monitoron situatën e tij

Thomas Strakosha nuk po kalon momentet e tij më të mira te Lazio.

Portieri shqiptar ka prishur marëdhëniet me klubin dhe largimi i tij nga kryeqyteti italian duket i pashmangshëm në verë.

Ditë më parë Strakosha kishte deklaruar për mediat gjermane se do t’i pëlqente të luante në Borussia Dortmund, një klub me traditë të madhe dhe me tifozëri fantastike.

Tani në Gjermani po raportojnë se BVB ka shprehur interesim për afrimin e shqiptarit për edicionin e ri.

Portieri aktual i Dortmundit, Roman Burki ka humbur besimin dhe Strakosha shihet si numri një për të ardhmen.

Megjithatë Dortmund nuk do ta ketë aspak të lehtë afrimin e shqiptarit, pasi Lazio synon që të fitojë mbi 20 milionë euro nga shitja e tij.

Interesim për shqiptarin kanë shprehur edhe disa skuadra nga Liga Premier si Newcastle United apo Southampton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *