Së fundmi ka pasur shumë raportime se do të bëhet një Superligë Evropiane që do të përfshijë disa klube evropiane në një garë të re.
Menjëherë pas këtyre lajmeve, La Liga ka angazhuar ekipin e saj që të punojë për të mos e lejuar një gjë të tillë.
Luis Rubiales, zyrtar i La Ligas, beson se nëse përfshihen më shumë El Clasico në një vit kalendarik, atëherë do të ketë më shumë shikues.
“Po sigurisht që klubet e mëdha duhet të luajnë mes vete, pasi ata krijojnë një audiencë të madhe, por nuk duhet lejuar një Superligë”, u shpreh ai duke qenë kundër krijimit të një Superlige Evropiane.
“Klubet nuk do të dëshirojnë të zvogëlojnë numrin e ekipeve në divizion, kështu që duhet të kërkoni formate të tjera – le të themi 33 raunde ndeshjesh dhe ndoshta më shumë se dy Klasikë të luajtur.
“Unë jam një optimist që nuk do të ketë një Superligë Evropiane të shkëputur nga UEFA.”
FIFA së fundmi njoftoi se ata nuk do të lejonin lojtarët, që marrin pjesë në Superligën Evropiane, të marrin pjesë në Euro dhe Kupën e Botës./Lajmi.net/