Drejtori sportiv i Bayern e konfirmon super transferimin e verës

Reprezentuesi francez, 22 vjeçari Dayot Upamecano do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munich.

Mbrojtësi ka pranuar kontratën 5 vjeçare me skuadrën bavareze.

Ai do të lëvizë për rreth 40 milionë euro që do paguhen nga Bayern tek Leipzig.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Drejtori sportiv i kampionëve gjerman, Hasan Salihamidzic.

Futbollisti pati oferta edhe nga Premier Liga, por vendosi të mbetet në elitën e futbollit gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *