Nënkryetari i Galatasarayt zbulon diçka interesante për Muriqin

Nënkryetari i klubit të Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak, ka bërë disa deklarata që kanë ngjallur debat në Turqi.

Albayrak e ka pranuar që në vitet e fundit kanë pasur bisedime fshehta me disa lojtarë, por janë siguruar që të mos dilte asnjë emër.

Ai u ndal te Vedat Muriqi që tani është te Lazio dhe İrfan Can Kahveci që ka kaluar te Fenerbahce. Sipas tij këta dy dhe transferimi tjetër i Fenerit, Mert Hakan, kanë dashur të kalojnë te Galatasaray.

“Irfan Can Kahveci dëshironte shumë të vinte te Galatasaray. Ai tha se ishte me Galatasarayn. Ne nuk mund të merrnim çdo lojtar”.

“Unë kam foto, por unë nuk i shpërndaj ato, nuk ia jep askujt. Mert Hakan (tani te Fenerbahce), dhe madje edhe Vedat Muriqi, ishin në zyrën time deri në ora 02:00 të natës. Ai (Vedati) më përqafoi dhe qau”, ka thënë Albayrak.

Vedat Muriqi në verën e vitit 2019 kishte kaluar te Fenerbahce, ku shkëlqeu me këtë fanellë, duke siguruar kalimin te Lazio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *