Modelja gjermane, Kasia Lenhardt, nënë e një djali 6-vjeçar, i dha fund jetës, pak ditë më parë, pas një ndarje të rëndë me futbollistin Bayern Munich, Jerome Boateng.
Ajo u gjet e vdekur në aparatamentin e saj, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të saj.
Vetëm një javë më parë, Boateng kishte konfirmuar ndarjen nga Lenhardt, teksa në një deklaratë për “Bild”, e kishte akuzuar modelen gjermane se i shkatërroi familjen dhe e shantazhoi.
”Kasia u bë e dashura ime pasi ma shkatërroi marrëdhënien me ish-të dashurën Rebekën dhe familjen time, po ashtu edhe më shantazhoi. Por unë vendosa të qëndroj me Kasian dhe u mundova ta bëja që lidhja të funksionojë”, ishte shprehur Boateng.