Një situatë aspak e mirë po e përcjellë futbollin anglez kohëve të fundit.
Kërcënimet me jetë, po shndërrohen në një fenomen tepër shqetësues për njerin nga kampionatet më të forta në botë.
Vetëm pak disa pasi gjyqtarit Mike Dean, refuzoi të gjykojë javën e kaluar pas disa kërcnimeve që kishte marrë ai dhe familja e tij, pre e kërcënimeve ka rënë edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e pranon se familja e tij është kërcënuar.
Pas humbjeve me Wolves dhe Aston Vilën, tifozët e “topçinjve” nuk janë përmbajtur duke kërcënuar me jetë familjarët e trajnerit Arteta, raportojnë mediet britanike.
Kërcënimet kanë ardhur nëpërmjet mesazheve online.
“Unë mendoj se nëse do të lexonim gjithçka që është shkruar për ne, atëherë do të duhet të qëndronim shumë ditë në shtrat. Të gjithë ne jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve si pasojë e punës sonë dhe kjo është arsyeja se pse unë preferoj të mos lexoj shumë komente”, deklaron spanjolli në konferencën për shtyp para takimit me Leeds