Hansi Flick është padiskutim protagonisti absolut i Bayern Munich, por edhe një njeri i thjeshtë dhe që vendos skuadrën përpara çdo gjëje…
Ashtu si sonte pas finales së fituar ndaj Tigres që i dha trofeune Kupës së Botës për Klube në Katar.
Pasi mundi Tigres, festa ishte gati të niste dhe po shpërndaheshin medaljet, por nuk kishte mjaftueshëm dhe në fund në radhë ishin Flick dhe Neuer.
Trajneri nuk u mendua gjatë por kërkoi që medaljen e tij ta merrte Neuer, duke festuar më pas pas grupit bavarez dhe pa medalje në qafë.