Është hedhur shorti i çerekfinales së FA Cup.
FA Cup do të sjellë përballje interesante në kuadër të çerekfinales.
Kryendeshja e çerekfinales do jetë Everton-Manchester City, të dyja skuadrat kanë formë të mirë dhe ky duel pritet të jetë plot intensitet.
Dueli i dytë do të jetë ndërmjet AFC Bournemouth dhe Southamptonit, i cili mposhti Wolves për të arritu në çerekfinale. Dueli i tretë do jetë po ashtu një derbi, fjala bëhet për Leicester Cityn dhe Manchester United.
Ndërsa, skuadra e fundit, është Sheffield United, i cili pret sot fituesin e ndeshjes Barnsley-Chelsea për tu përballur në çerekfinale.
Ndeshjet do të zhvillohen në fundjavë, përkatësisht me 20 mars të muajit të ardhshëm.