“Topi i Artë” pa dyshim që është çmimi më i rëndësishëm individual për një futbollist, i cili ndahet nga prestigjozja franceze “France Football”, i bazuar në votat e gazetarëve, kapitenëve të kombëtareve dhe trajnerëve.
Për shkak të pandemisë së koroanvirusit, ndarja e këtij çmimi u anulua për vitin 2020. Mirëpo, futbolli në këtë vit po shkon mirë dhe pa ndërprerje, teksa që në këtë vit të mbahet edhe ceremonia e “Topit të Artë”.
“Sportskeeda” ka publikuar listën prej pesë futbollistëve që vlerësohen si favoritë për ta fituar “Topin e Artë” në këtë vit, duke u bazuar në paraqitjet e tyre deri më tani.
5 – Luis Suarez
Krerët e klubit të Barcelonës mbase kanë bërë gabimin më të madh në vitet e fundit, duke lejuar largimin e sulmuesit uruguaian.
Atletico Madridi është lider në La Liga me 6 pikë para vendit të dytë dhe me dy ndeshje më pak, shkaku i ‘eksplodimit’ të Luis Suarezit, i cili ka shënuar 16 gola dhe 2 asistime në 17 paraqitje.
4 – Kylian Mbappe
Pavarësisht se është në moshë të re, sulmuesi francez vazhdon të vlerësohet si një nga futbollistët më të mirë në botë.
22 vjeçari sërish po befason me statistikat e tij. Ai deri më tani ka shënuar 16 gola dhe 6 asistime në 20 paraqitje në Ligue 1, duke shtuar edhe dy gola e tri asistime në pesë paraqitje në Ligën e Kampionëve.
3 – Lionel Messi
33 vjeçari është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm edhe kësaj here. Sulmuesi argjentinas deri më tani ka shënuar 17 gola dhe 4 asistime në të gjitha garat.
Vlen të theksohet se Lionel Messi është gjashtë herë fitues i ‘Topit të Artë’ dhe i pari futbollist në histori që e ka arritur këtë shifër.
2 – Cristiano Ronaldo
Ai është 36 vjeçar tani, por ende vazhdon të jetë njëri nga pretedentët kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ dhe për ta barazuar kështu rivalin e tij, Lionel Messin.
Sulmuesi portugez ka shënuar 23 gola për Juventusin në të gjitha garat, duke shtuar këtu edhe katër asistime.
1 – Robert Lewandowski
Sulmuesi polak mbase ka edhe të drejtë të ndihet ‘i vjedhur’ për vitin 2020, kur u vendos që ‘Topi i Artë’ të mos ndahet, pasi që padyshim se viti i kaluar ishte krejtësisht i tij.
Megjithatë, Lewandowski po vazhdon me formën e lartë edhe në këtë sezon. 32 vjeçari ka shënuar 24 gola dhe 6 asistime në 19 paraqitje në Bundesligë.
Nëse vazhdon me formën e tillë, Robert Lewandowski do mbetet favoriti kryesor për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2021.