Gjilani është eleminuar nga Kupa e Kosovës, objektiv ky i cili ishte primar për “Skifterat”. Nënkampionët e vendit janë mposhtur me rezultat të pastër 2-0 ndaj Istogut dhe kështu i kanë thënë ‘lamtumirë’ këtij kompeticioni, shkruan Gazetasheshi.com.
Kështu skuadra e Bylbyl Sokolit rrezikon të mbyll një tjetër vit pa trofe dhe kjo nuk pritet të kalojë në heshtje.
Ka qenë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ai i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij sociale ka ‘thumbuar’ në mënyrë indirekte Sokolin, dke thënë se ai është një mjeshtër i cili nuk i ka të gjitha paisjet për servisim.
“Para disa ditëve në Klan Kosova dëgjova që Kosova e ka një mjeshtër të Kupës së Kosovës. Siç po duket mjeshtri sot nuk ka pasur paisje për servisim për ta kryer misionin, gjithnjë sipas analistit në fjalë”, ka deklaruar Batatina.
Kujtojmë që Batatina dhe Sokoli kanë patur disa herë përplasje në distancë që nga koha kur kishin punuar së bashku te Llapi.
Batatina me ekipin e tij Llapi ndodhen në çerekfinalen e Kupës së Kosovë.