Komisioni disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka hapur procedime kundër Gerard Piqué dhe Manuel Vizcaíno, president i Cadiz, për disa deklarata të bëra javën e kaluar që vënë në dyshim integritetin e klasës së arbitrimit.
Hetimi mund të çojë në një ndalim për mbrojtësin e Barcelonës nga 4 në 12 ndeshje.
Por çfarë tha Piqué? Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të mediave sociale, mbrotjësi deklaroi se “85% e arbitrave janë nga Madridi. Si mund të mos fishkëllejnë në favor të Realit?”.