Lajm tragjik për mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng. Ish e dashura e tij, Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin.
Trupi i vajzës, e cila ishte vetëm 25 vjeçe, u gjet e pajetë nga policia. Të dy u ndanë më 2 shkurt, kur futbollist shkruajti në Instagram: “Siç ka rrjedhur edhe në media, unë i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt.
Nga tani e tutje do t’i ndjekim rrugët tona veçmas.
Është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua ishte e vetmja rrugëzgjidhje. Unë duhej ta hidhja këtë hap. Iu kërkoj falje të gjithë atyre që i lëndova, sidomos ish-partneres time Rebecca dhe fëmijëve tanë.
Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij. Unë po e bëj këtë tani. Kasias i uroj më të mirën. Jerome Boateng”.