Llapi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina u përballë me Ballkanin.
Koha e rregullt dhe ajo e vazhdimeve u mbyll baras pa gola. Ndërkaq, fati i skuadrës fituese u vendosë në fazën e penalltive.
Në fazën e penalltive, llapjanët u treguan më të mirë duke fituar me rezultat 4:3.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar se drejtuesit e klubit u ofruan premio për këtë ndeshje.
“Mbështetja e drejtuesve të klubit është e madhe. Kryetari Beqir Batatina ofroi 500 euro për secilin futbollistë për ta fituar këtë sfidë”, tha Batatina.